PS e bindur për shkarkimin e Metës

PS e bindur për shkarkimin e Metës

Vendimi Presidentit për të mos u paraqitur në Komisionin e Ligjit për tu dëgjuar nga socialistët nuk i ka shqetësuar deputetët për të vijuar me debatet për shkarkimin e Kreut të Shtetit. Sipas kreut të komisionit Ulsi Manja, me dekretin për anulimin e zgjedhjeve, Presidenti ka shkelur unitetin kombëtar ndaj kërkoi votën e opozitës së re për shkarkimin e Ilir Metës.

Ulsi Manja: "Presidenti në fakt duke u kujdesur të garantojë të drejtën e votës qytetarëve që nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje ua ka mohuar palës tjetër që duan të shkojnë në zgjedhje"

Jo të gjithë deputetët e opozitës së re janë të mendimit që Ilir Meta duhet të shkarkohet, pasi sipas tyre PS kërkon të hakmerret politikisht ndaj tij. Reagim që ka shkaktuar edhe debate mes deputetit Ralf Gjoni dhe Spartak Braho.

Ralf Gjoni: "Jo se unë po mbaj anën e Ilir Metës por se kjo procedurë shkarkimi është lojë politike që po bëni dhe është e pabazuar në Kushtetutë. Dhe më duket e pakuptimtë përsa kohë mungon Gjykata Kushtetuese

Spartak Braho: Dekreti i presidentit nuk është llastik për të mbathura, që mund të të hapet sa herë dhe sa të duash

Përveç dekretit, siclialistët u shprehen të fyer për gjuhen e përdorur të Metës drejtuar kryetarit të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja të shtunën.

Bashkim Fino: "Letra e tij dhe gjuha e përdorur nga presidenti është ironike, hipokrizi dhe paragjykim. Cfarë është kjo fyerje që po i bën deputetëve"

Madje Manja i kërkoi relatorëve që në raportin i cili duhet të votohet të mërkuren të futet edhe hetimi për letren e Presidentit Meta drejtuar komisionit.

EMISIONET