Prrenjas, 4 vjeçarin e përplas makina, po lufton me vdekjen

Prrenjas, 4 vjeçarin e përplas makina, po lufton me vdekjen

Një fëmijë vetëm 4 vjeç ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore pasi është përplasur nga një makinë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:00 të së hënës, 4 qershor në rrugën  fshatit "Kotodesh" Prrenjas.

“Shtetasi F.K., 26 vjeç,  banues në fshatin "Katjel" Prrenjas, duke drejtuar automjetin tip "Ford" me targa AA 470JJ, ka aksidentuar fëmijën,  A. S., 4 vjeç, banues në fshatin "Kotodesh", Prrenjas”. Fëmija  është trasportuar për  në Spitalin Rajonal Elbasan, pasi është në gjendje të rëndë shëndetsore. Drejtusi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë,  për veprime të mëtejshme procedurale.  informoi policia e Elbasanit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se "fëmija I ka ndërprerë rrugen ku ka kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin dhe për pasojë është përplasur nga automjeti" informoi policia e Elbasanit

EMISIONET