Prova e mbijetesës/Fëmijët humbin në pyll natën në temp. -10 gradë

Një shëtitje në pyll u shndërrua në një mësim mbijetese për dy nxënës të klasës së pestë nga një qytet në rajonin Urale të Rusisë, të cilët u detyruan të kalonin një natë jashtë në dimër të ftohtë, pasi u humbën.

Para se të zhdukeshin të enjten pasdite, 11-vjeçarët Ivan dhe Evgeniy nga qyteti i Kushvës, rreth 200 km në veri nga Ekaterinburg, u dëgjuan duke folur për planet për të ngritur "një njësi komanduese" në pyll.

Djemtë më vonë thanë se ndërsa po bënin një shëtitje, një nga dy qentë që kishin me vete, u largua duke ndjekur një ketër.  

Djemtë vrapuan pas kafshëve të tyre dhe në një moment kuptuan se nuk mund të gjejnë rrugën e kthimit prapa.

Duke mos pasur asgjë për të ndezur një zjarr, djemtë grumbulluan dëborë për të bërë një shtrat të improvizuar.

Ndërsa errësira ra, njëri prej djemve ra në gjumë ndërsa tjetri qëndronte roje.

Të dëshpëruar për të mbajtur veten ngrohtë, djemtë përqafuan kafshët e tyre për të kaluar nëpër të ftohtin e Uraleve ku atë natë temperaturat nuk ranë shumë, minus 10 gradë.

Më shumë se 200 punonjës të shërbimeve emergjente dhe vullnetarë kërkuan nëpër pyll në kërkim të fëmijëve të humbur pasi njëri prej prindërve të tyre lajmëroi shërbimet e emergjencës pas mesnatës.

Të premten pasdite, misioni i kërkimit zbuloi gjurmët e këmbëve të fëmijëve dhe qenve të tyre.

Fëmijët u dërguan në spital, pasi gjatë kthimit kishin dhimbje në këmbë për shkak të të ftohtit.

EMISIONET