9 komuna të rajoneve të Puljas, Molises, Kampanias dhe Abrucos janë angazhuar mbrojtjen dhe promovimin e identitetit dhe trashëgimisë së jashtëzakonshme të kulturës arbëreshe.

Në ceremoninë e firmosjes së protokollit të bashkëpunimit ishte dhe presidenti Ilir Meta, i cili prej dy ditësh ndodhet në Kalabri.

"Angazhimi i nëntë komunave të rajoneve të Puljas, Molises, Kampanias dhe Abrucos për të bashkëpunuar me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e identitetit dhe trashëgimisë së jashtëzakonshme të kulturës arbëreshe, është padyshim një ngjarje e gëzuar që meriton vlerësim dhe mbështetje maksimale.I lumtur të merrja pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të këtij Protokolli Bashkëpunimi, për të shprehur edhe njëherë mirënjohjen e thellë për angazhimin e shtetit italian, nga niveli qendror dhe deri në atë lokal, për ruajtjen e kësaj pasurie të përbashkët kulturore, që i forcon më shumë marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Italinë" shkruan Meta në facebook.

/Ora News.tv/