Protestuesit djegin bazën ushtarake dhe bashkinë e qytetit

Disa protestues mësyn në një bazë ushtarake duke djegur godinat e saj, ndërsa disa të tjerë dogjën bashkinë e qytetit të Benit në Kongo.

Reparti ushtarak i përkiste OKB-së, të cilët, sipas protestuesve, nuk i kanë ndihmuar gjatë një sulmi terrorist në qytet.

Grupi militantik Forcat Aleate Demokratike vranë të paktën 8 persona gjatë një sulmi mbrëmjen e së dielës(25 nëntor).

Ata janë të vendosur me bazë në një qytet në kufi me Ugandën, në një tokë të pasur me minerale.

Grupi i formuar nga rebelë nga Uganda janë përgjegjës të disa sulmeve në Kongo.

OKB-ja ka rreth 18 mijë trupa ushtarak të cilët në shumicën e kohës luftojnë në lindje të vendit.

Pas këtij incidenti reagoi dhe Presidenti i vendit, Felix Tshisekedi deklaroi se trupat ushtarake të OKB-së dhe ato të qeverisë do të jenë në dispozicion të qytetarëve dhe në mbrojtje të tyre.


EMISIONET