Regjisori Robert Budina dhe kryetari i PD në Durrës, Ferdinand Xhaferri janë proceduar në gjendje të lirë, pas protestës së organizuar në Durrës.

Policia bën të ditur se ata akuzohen për "Organizim dhe pjesëmarrje në manifestime dhe grumbullime të paligjshme"

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

- R.B., 56 vjeç;

- F.Xh., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Ata, në datë 22.05.2020, rreth orës 17:30, në lagjen nr.11, Durrës, kanë organizuar tubim të paligjshëm",thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/Ora News.tv/