Nën masa të forta sigurie po zhvillohet në Berlin një demonstratë e partisë AfD. Demonstrata shoqërohet nga antidemonstrata dhe kritika nga politikanët.

Ithtarë të partisë populliste të djathtë AfD të ardhur në Berlin nga lande të ndryshme të Gjermanisë u mblodhën fillimisht përpara stacionit qendror të trenit në Berlin dhe do të mbajnë më pas para Portës së Brandenburgut një miting nën moton "Për Liri dhe Demokraci". Në të do të flasin edhe liderët e kësaj partie Jërg Meuthen dhe Alexander Gauland.

Mijëra demonstrues kundër AfD-së

Krahas mitingut të AfD-së në Berlin po zhvillohen kundërdemonstrata në të cilat po marrin pjesë po ashtu mijëra protestues - nën moton "Stop urrjetjes! Stop AfD-së!". Kjo kundërdemonstratë organizohet nga shoqatat e refugjatëve, sidikatat, partitë dhe organizatat të tjera.

Në demonstratë pritet të marrin pjesë rreth 10.000 vetë. Ndër ta edhe kryetari i të gjelbërve, Robert Habeck, i cili i akuzoi partitë e tjera se janë dorëzuar përpara AfD-së dhe qëndrimeve të saj.

Ai tha se politikanët nuk duhet të mjaftohen në qëndrimin ndaj AfD-së vetëm me ritualet e zemërimit dhe kritikoi se në debatet për migracionin po spikat gjithnjë e më tepër përjashtim.

Antisemitizëm në parlament

Sekretarja e Përgjithshëm e partisë CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer, e akuzoi Partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) se po sjell "antisemitizmin në parlament". "Nazistë të vjetër, neonazistët dhe populistët e djathtë" nuk e shohin njeriun në dinjitetin e tij si individ dhe janë kërcënim për jetën hebraike në Gjermani, shkroi Kramp-Karrenbauer në një artikull për gazetën "Bild am Sonntag".

Gjuetarët" e AfD-së premtojnë se mbrojnë jetën hebreje në Gjermani. Megjithatë  në çdo cep të partisë ekziston "antisemitizmi".

Antisemitizëm edhe në xhami dhe qarqet e majta

Sekretarja e Përgjithshme e CDU-së bëri thirrje edhe për një qëndrim më të ashpër ndaj incidenteve antisemite. "Antisemitizmi predikohet në xhami, në ekranet televizive dhe klipe në YouTube. Antisemitizmin e ndeshim edhe në oborret e shkollave, dhe nëse nuk i kemi kushtuar mjaft vëmendje këtij problemi në të kaluarën, atëherë tani duhet të bëjmë më shumë në këtë drejtim", tha Kramp-Karrenbauer.

Ajo dënoi ashpër edhe thirrjet për bojkotimin e Izraelit nga antisemitët ekstremistë të majtë që e mohojnë të drejtën Izraelit për të ekzistuar, apo thirrjet e aktivistëve të lëvizjes BDS (Boycott, Divestment and Sanctions) që bëjnë thirrje për të mos blerë tek hebrenjtë.

/Dw/


/Ora News.tv/