Tetë persona kanë humbur jetën gjatë protestave në Bolivi mbrëmjen e djeshme.

Prej disa ditësh, mbështetës të ish Presidentit Evo Morales i cili dha dorëheqjen u përplasën me forcat ushtarake vetëm disa kilometra larg kryeqytetit La Paz.

Në një raport të publikuar sot (20 nëntor) numri i viktimave ka arritur në 32 si pasojë e protestave të nisura pas zgjedhjeve elektorale.

Presidenti Evo Morales dha dorëheqjen dhe u ekstradua në Meksikë nga ku deklaroi se është i gatshëm të rikthehet në Bolivi nëse qytetarët dëshirojnë.

/Ora News.tv/