Protestat nuk kanë të ndalur në Francë

Protestat nuk kanë të ndalur në Francë

Protestuesit “jelekë verdhë” në Francë nuk po ndalen as për Krishtlindjen. Të shtunën ata njoftuan marshimin drejt pallatit të Versajës, për të protestuar kundër reformave të qeverisë.

Pallati dhe kopshtet e Versajës, janë një simbol i pushtetit francez dhe një nga atraksionet kryesore turistike të Europës, ato por do të qëndrojnë të mbyllura të shtunën, pasi autoritetet u druhen protestave.

Sipas një zyrtari të prefekturës, rreth 1,400 veta pritet të marrin pjesë në marshimin drejt Versajës.

Ministri i brendshëm Christophe CASTANER, tha se maturitetet janë të gatshme të ndërhyjnë në rast se protesta fokusohet në vetëm Versajë.

EMISIONET