Tashmë është zyrtare.

"El Clasico" mes Barcelonës dhe Realit të Madridit do të luhet më 18 dhjetor. Është ky vendimi i marrë nga Federata Spanjolle e Futbollit në bashkëpunim me La Liga, që vendos në këtë mënyrë shtyrjen e klasikes së futbollit spanjoll dhe jo vetëm.

Sfida ishte planifikuar të luhej më 26 tetor në "Camp Nou", por protestat që kanë përfshirë qytetin spanjoll të Katalonjës detyruar zyrtarët e lartë të futbollit në vend që të spostonin datën e takimit.

Situata aktuale politike në rajonin e Katalonjës është një problem për mbarëvajtjen e ndeshjes. Arrestimi i nëntë separatistëve pak ditë më parë ka ngjallur revoltën e popullsisë që jetojnë në rajonin e Katalonjës, me trazirat që tashmë janë kthyer aktive në vend.

/Ora News.tv/