Protestat në Maliq, tre mbështetës të opozitës dënohen me 60 mijë lekë gjobë

Protestat në Maliq, tre mbështetës të opozitës

Aktet në protestën e muajit mars të këtij viti para Bashkisë së Maliqit u kanë kushtuar dënim tre mbështetësve të opozitës.

Ernald Muçollari, Ledion Maksuti dhe Hyxhers Mete janë dënuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike e kryer në bashkëpunim.

Gjykata e Shkallës së parë në Korçë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar ata me 90 mijë lek të reja gjobë.

Por për shkak se tre të rinjtë kanë përfituar uljen e 1/3 së dënimit, pasi procesi u zhvillua me gjykim të shkurtuar, masa e gjobës shkoi në 60 mijë lekë të reja.

Tre të rinjtë u arrestuan pasi gjatë protestës hodhën tymuese në drejtim të bashkisë së Maliqit.

Tubimi ku të pranishëm ishin edhe ish-deputetët, Ervin Salianji dhe Klevis Balliu ishte në kuadër të protestave që opozita kishte shtrirë në të gjithë vendin për të kërkuar largimin e qeverisë Rama.

Gjatë asaj vale protestash, në qytete të ndryshme të vendit pati disa dhjetëra të arrestuar, por tre të rinjtë nga Maliqi janë ndër të parët që dënohen.

EMISIONET