Të paktën 20 persona në Kili kanë ndërruar jetë nga protestat kundër rritjes së çmimit të biletave të transportit publik. Ka patur sërish përplasje të protestuesve me forcat e policisë, të cilët vendosën të përdorin shihedhëse për të ndarë turmën.

 Shumë nga vdekjet kanë ndodhur gjatë grabitjeve kur një supermarketi ju vendos zjarri.

Protestat janë rritur për të reflektuar zemërimin për koston e jetesës dhe pabarazinë, pavarësisht se Presidenti Sebastian Piñera njoftoi të shtunën se ministrat do të pezullojnë planet për të rritur tarifat e metrosë.

/Ora News.tv/