Protesta te Unaza e Re, ambasada amerikane paralajmëron qytetarët e saj

Protesta te Unaza e Re, ambasada amerikane paralajmëron qytetarët e

Duke marrë shkas nga protestat e banorëve në “Unazën e Re”, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë parlajmëron qytetarët e saj të kenë kujdes. 

Në njoftim thuhet se "Demonstratat vazhdojnë përgjatë Unazës së Madhe dhe zona të tjera të qytetit në lidhje me zgjerimin e planifikuar të Unazës. Oraret e demonstrimit kanë ndryshuar dhe janë planifikuar të zhvillohen çdo ditë nga ora 6:30 pasdite. deri në 7:30."

"Personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe anëtarëve të familjes u kërkohet të monitorojnë median lokale dhe të shmangin Unazën e Tiranës dhe zonat e tjera rreth qytetit nëse ka informacione për protestë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Banorët e "Unazës së Re" protestojnw prej një viti, ndërsa pak ditë më parë u arretuan dhjetëra qytetarë, menjëherë sapo hynë në fuqi ndryshimet e reja në kodin penal. 

EMISIONET