Protesta, shkon në 61 numri i të proceduarve, ja kush janë 37 personat e arrestuar

Protesta, shkon në 61 numri i të proceduarve, ja kush janë 37

Pas mbylljes së protestës së opozitës, policia ka proceduar 61 persona, nga ku 37 prej tyre janë arrestuar dhe 24 të tjerë do hetohen në gjendje të lirë. Mes të proceduarve është dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, si organizator i protestës. Për protestën e opozitës kanë reaguar dhe dy Ministra të kabinetit qeveritar, të cilët në deklaratë për mediat akuzuan opozitën për tensionet e krijuara gjatë tubimit.

Pas mbylljes së protestës së të shtunës të mbajtur nga opozita, policia ka proceduar 61 persona, ku 37 prej tyre janë arrestuar.

Arrestimet dhe procedimet janë kryer për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi policinë, shkatërrimin e pronës shtetërore dhe private.

Burime nga policia bëjnë me dije se mes të proceduarve është dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardh, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 23 persona të tjerë.

Të arrestuarit - Për sulmet dhe veprimet e dhunshme janë arrestuar shtetasit:

F. Ç., 37 vjeç, banues në Korçë;

M. Ç., 35 vjeç, banues në Korçë;

A. K., 20 vjeç, banues në Korçë;

O. R., 28 vjeç, banues në Burrel;

N. B., 23 vjeç, banues në Korçë;

A. B., 32 vjeç, banues në Korçë;

E. D., 24 vjeç, banues në Elbasan;

D. M., 24 vjeç, banues në Elbasan;

I. D., 26 vjeç, banues në Elbasan;

A. Xh., 31 vjeç, banues në Burrel;

F. Gj., 34 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë;

G. A., 29 vjeç, banues në Tiranë;

A. G., 51 vjeç, banues në Librazhd;

F. B., 48 vjeç, në banues në Librazhd;

Sh. K., 23 vjeç, banues në Bathore Kamëz;

A. Zh., 22 vjeç, banues në Tiranë;

B. D., 37 vjeç banues në Tiranë;

R. D., 19 vjeç, banues në Tiranë;

A. R., 18 vjeç, banues Tiranë;

D. R., 37 vjeç, banues në Shkodër;

T. K., 20 vjeç banues në Kavajë;

H. R., 22 vjeç banues në Kavajë;

O. S., 18 vjeç, banues në Domje, Tiranë

M. P., 20 vjeç, banues në Kavajë;

D. M., 19 vjeç, banues në Tiranë;

A. S., 24 vjeç, banues në Tiranë;

A. G., 26 vjeç, banues në Tropojë;

E. N., 23 vjeç, banues në Lushnjë;

D. Gj., 25 vjeç, banues në Lushnjë;

K. S., 21 vjeç, banues në Berat;

M. B., 20 vjeç, banues në Berat;

E. B., 27 vjeç, banues në Tiranë;

A. P.,  61 vjeç, banues në Tiranë;

H. T., 17 vjeç banues në Tiranë;

E. A., 18 vjeç, banues në Cërrik;

L. Z., 29 vjeç, banues në Skrapar;

R. B., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Lleshaj: Organizatorët e protestës favorizuan grupet kriminale

Paraditen e të dielës, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një deklaratë për mediat u shpreh se protesta e opozitës i krijoi terren grupeve kriminale për veprim, pasi e spostoi vëmendjen e Policisë së Shtetit nga goditja e grupeve kriminale drejtë një proteste të paligjshme. 

Lleshaj: Tirana përjetoi një ngjarje të pazakontë dhe një protestë të dhunshme. Ajo pati shumë më tepër dhunë dhe gtregon dëshpërimin e organizatorëve të protestës. Prandaj pati më shumë masa. Protesta u zhvendos në mënyrë tinëzare nga Kryeministria, drejt Parlamentit dhe duke krijuar

Nga ana e organizatorëve që nuk kishin marrë asnjë masë në bazë të ligjit. U pa qartë që në vend të marrjes së masave kishin organizuar grupe sulmi. Gjatë protestës u bënë thirrje për revolucion, dhunë, antikushtetuese, që e shoqërojnë prej vitesh këtë vend. U përdor një skenar i tërë lëndësh shpërthyese, që kanë shkaktuar një sërë dëmesh. 

Protesta edhe një herë kontribuoi për ta zhvendosur fokusin e Policisë, nga lufta kundër grupeve kriminale drejtë një proteste të paligjshme. Organizatorët arritën që t’i krijojnë një zonë komoditeti dhe të favorshme grupeve kriminale. Policia e Shtetit dha një shembull kuptimplotë.

Gjonaj: Nxitësit e dhunës do dënohen sipas ligjit

Ndërkohë protesta e tensionuar e opozitës ka sjellë dhe reagimin e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila në një deklaratë për mediat, tha se të gjithë ata që kanë dhunuar dhe kanë nxitur dhunë do të dënohen sipas ligjit, ndërsa protestat po bëhen nga partitë opozitare për të penguar reformën në drejtësi.

Gjonaj: Dhuna është e papranueshme. Të gjithë ata që kanë nxitur dhunën do të marrin dënimin sipas ligjit. Shqiptarët panë dhe kuptuan që protesta e djeshme nuk janë protesta për interes të qytetarëve, por për organizatorët. Zbatimin e Reformës në Drejtësi e penguan me lloj e soj mënyrash për të ruajtur ndikimin politik. Në këto akte dhune, dëmtohet Shqipëria duke penguar që të ecim përpara në rrugën e Integrimit Europian. Këto shfaqje të shëmtuara e dëmtojnë Shqipërinë në sytë e shteteve të tjera, por jemi të vendosur për të ecur para.

Gjithashtu paraditen e të dielës para sheshit të Kryeministrisë ka nisur puna për pastrimin e zonës.

Përveç pastrimit të mureve është kryer dhe largimi i hekurave rrethues, por dhe zëvendësimi i dyerve me fletë metalike që u vendosën para tubimit, me dyer e përdorura zakonisht.

Nga protesta e opozitës pati 5 punonjës policie të lënduar, disa protestues po ashtu, por dhe përfaqësues të medieve.

 

EMISIONET