Protesta për Rrugën e Kombit, Çipa: Shteti ka marrë atributet e një gjobëvënësi

Protesta për Rrugën e Kombit, Çipa: Shteti ka marrë

Gazetari Aleksandër Çipa i ftuar në "Tonight Ilva Tare" në Ora News, thotë se i ka përcjell me shqetësim atë që ndodhi në Rrugën e Kombit, duke theksuar se ky është momenti kur shteti merr atributet e një gjobëvënësi.

Çipa: E kam parë me shqetësim sepse duket se krijohet një marrëdhënie shumë komplekse midis të drejtës së qytetarit dhe shtetit në shërbim të qytetarit. Kur shteti merr atributet e një gjobëvënësi duke mos marrë në konsideratë asgjë nga të ardhurat ditore dhe e drejta e lëvizjes në territorin e vet.

Tare: Kush ka përgjegjësi më shumë?

Çipa: Qeveria. Në deklarimet e kryeministrit ka pasur dy momente, një mea-culpa dhe e dyta mos njohjen e plotë të projektit. Nuk u konsultua me grupet e interesit. Kjo është një çështje që duket se ka një problem me projektin.



EMISIONET