Protesta në Hong Kong: "Duam të shpëtojmë shokët tanë të ngujuar në universitet"

Protesta në Hong Kong: "Duam të shpëtojmë shokët

Tensionet mes policisë dhe protestuesve në Hong Kong janë rritur, sidomos pas dhunës të një prej kampuset universitare në vend.

Me qindra demonstrues kanë provokuar oficerët e policisë që kanë rrethuar universitetin në mënyrë që të largojnë veëmendjen e tyre nga rrethimi i kampusit dhe t'i vijnë në ndihmë personave brenda godinës.

Por ata nuk e kanë patur të lehtë teksa gjetën reagimin e policisë duke i goditur me plumba gome dhe me gaz lotsjellës për t'i sprapsur.

Rreth 1000 persona raportohen se gjenden brenda ambjenteve të universitetit duke bërë një rezistencë ndaj forcave të policisë.

Demonstruesit janë përleshur me policinë ku dhe shumë prej tyre u arrestuan. Ata kanë përdorur armë të improvizuara si bomba molotov, harqe e shigjeta.

Disa prej protestuesve jashtë kampusit deklarojnë se nëpërmjet provokimeve ndaj policisë ata duan që të shpëtojnë shokët e tyre që janë ngujuar në universitet.

Një prej studentëve që ndodhet atje ka kontaktuar me mediat ku ka deklaruar se gjendja e tyre po përkeqësohet dhe se furnizimet e tyre janë drejt fundit.

EMISIONET