Protesta në Ballsh, Bankers: Punonjësit po përdoren nga “Tosk Energji”

Protesta në Ballsh, Bankers: Punonjësit po përdoren nga

Pas protestës së punonjësve të kompanisë “Tosk Energji” në Ballsh, “Bankers Petroleum Albania” përgënjeshtron deklaratat se rafineria është mbyllur si rezultat i mos-furnizimit me naftë të papërpunuar nga “Bankers”. Sipas Kompanisë, punonjësit janë duke u përdorur nga “Tosk Energji” që në fakt nuk ka arritur të përmbushë kontratën mes palëve, për kryerjen e parapagimit.

 “Gjatë gjithë muajit Shtator, Tosk bëri vetëm një parapagim në vlerë prej 500 mijë USD dhe Bankers dorëzoi në Tosk (pikërisht në 1 Shtator) rreth 1.420 Mt bruto që mbulohej nga ky parapagim. Për periudhën 1-10 Shtator, Bankers iu drejtua sërish disa herë Tosk Energji, por ajo nuk pagoi, pavarësisht se Bankers ishte në dispozicion dhe i ofroi të shesë sasitë e rënë dakord. Tosk Energji jo vetëm që nuk pagoi nuk tërhoqi sasitë dhe nuk iu përgjigj Bankers, por shkoi edhe më tej, duke ndërprerë komunikimin me ne.”

Kompania Bankers Petroleum thekson se “Tosk Energji” ka shkelur disa herë kontratat e shitjeve të naftës bruto, duke treguar se nuk ka vullnet të mire për të bashkëpunuar.

Duke qenë në kushte të tilla, Bankers nuk kishte asnjë zgjedhje tjetër, veçse të shiste këto volume në eksport, sqarohet në njoftimin për mediat.

EMISIONET