Jo vetëm në Tiranë, por edhe në dy vende të tjera fqinje janë zhvilluar protesta, në Mal të Zi dhe në Serbi.

Në Podgoricë me mijëra protestues marshuan në rrugët e kryeqytetit, duke kërkuar dorëheqjen e Presidentit Milo Gjukanoviç, duke e akuzuar atë dhe partinë e tij në pushtet Socialdemokratët për afera korruptive të nivelit të lartë, blerje votash dhe pastrim parash.

Në akuzë janë prokurori i lartë i shtetit dhe ai i krimeve të organizuara që mendohet se kanë shpërfillur provat e paraqitura.

Nga ana e tij Gjukanovic ka mohuar akuzat.

Ndërkohë në Serbi, aktivistët të mbështetur edhe nga partitë opozitare u organizuan për të 11-tën javë  në Beograd.

Protestuesit kishin objektiv sundimin autokratik të Presidentit Aleksandër Vuçiç.

Opozita këtë radhë i ofroi protestuesve një marrëveshje konkrete që kushtëzonte pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje, me një sërë ndryshimesh në legjislacion dhe me barazi në mbulim mediatik të fushatave.

/Ora News.tv/