Ka vijuar edhe sot bojkoti i studentëve. Në disa Fakultete të Tiranës, studentët ndodhen brenda ambienteve të Fakulteteve, duke bojkotuar edhe procesin mësimmor, deri në plotësimin e kërkesave.

Ndërkohë janë ngujuar edhe studentët e Universitetit "Aleksandër Moisiu" në Durrës.

Ekonomiku-Vazhdon prej 6 ditësh ngujimi i studentëve në Fakultetin Ekonomik. Janë më shumë se 50 studentë të ngujuara, ndërsa pritet që të bashkohen edhe studentë të tjerë.

"Do bëhet përsëri një lloj sondazhi, nëse shumica do mësim ne do të respektojmë shumicën. Pedagogët kanë qenë me ne, janë pro kauzës tonë", tha një studentë.

Drejtësia-Vijon ngujimi, brenda fakultetit janë 80 studentët që kanë kaluar natën. Dyert kryesore të Fakultetit vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe si hyrje përdoret dritarja.

Inxhinieria e Ndërtimit-Prej disa ditësh studentët vazhdojnë të jenë të ngujuar. Ata kanë kaluar natën në kushte normale, ku nuk ka munguar energjia elektrike. Një ditë më parë studentët kanë identifikuar klasat që kanë zhvilluar mësim dhe sot do të tentojnë që të pengojnë zhvillimin e mësimit.


/Ora News.tv/