Për kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla sjellja e opozitës është jo ligjore, dhe kjo sipas tij ndodh pasi po afrohet dita për një drejtësi të re.

Në një deklaratë për gazetaret nga kryesia e Kuvendit, Balla tha se seanca e sotme është vijim i seancës së programuar për ditën e enjte.

Balla: Urdhri i kryetarit të Kuvendit për thirrje të kësaj seanca është firmosur që dje. Seanca është vijim i seancës së programuar për ditën e enjte me të njëjtën përmbajtje. Sot pasdite Kuvendi do të shqyrtojë dy vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me strukturën e dy institucioneve të drejtësisë së re KLGJ dhe KLP. Sa më shumë do të afrohet dita e konsolidimit të drejtësisë së re, sa më shumë afrohet dita për ngritjen e SPAK dhe BKH do të kemi këtë sjellje jo ligjore të opozitës.

/Ora News.tv/