Protesta e 27 janarit, LIBRA: PD e LSI luten të ketë një Ziver Veiz mes turmës

Protesta e 27 janarit, LIBRA: PD e LSI luten të ketë një Ziver

LIBRA nuk do të marrë pjesë në protestën e 27 Janarit. Përmes një deklarate për median partia LIBRA sqaron pse nuk do të marrë pjesë në protestë:

"Në 26 vjet demokraci 13 vjet ka qeverisur PD dhe 13 vjet ka qeverisur PS. Në protestë thërriten të vijnë ata që smund të arsimohen por a e mbani mend reformën e PD që krijoi fenomenin VItrina dhe më pas reformën e PS që studentët iu përgjigjen me sulme ndaj Ministres së Arsimit. Njerëzit thërriten të protestojnë kundër kanabizimit, por e mbani mend si nisi loja nga PD me Lazaratin dhe u vazhdua me sukses nga PS me pjesën tjetër të vendit. Kemi po të njejtën sjellje nga dy partitë kryesore. Po LSI që sot përmallohet për qytetarët çfarë roli ka patur a e kujtojnë shqiptarët. Gjatë gjithë kësaj kohe ka qënë njëherë patericë e PD dhe njëherë patericë e PS. Me deputetët që ka patur LSI e kishte në dorë që të bllokonte koncesionet si në kohën kur qeveriste me PD ashtu dhe në kohën kur qeveriste me PS. Me deputetët që ka patur LSI e kishte në dorë të mos ta linte në gjendje mizerabël arsimin në Shqipëri. Me deputetët që ka patur LSI e kishte në dorë të ndalonte Lazaratin në kohën e PD dhe kanabizimin në kohën e PS."

Sipas LIBRA për ata që e kanë thirrur protestën njerëzit janë thjesht levë që të rrisin stekën e pazarit në luftën për pushtet që kanë me qeverinë

"Për drejtuesit e protestës së 27 Janarit numri i njerëzve është  thjesht një levë që të rrisin stekën e pazarit në luftën për pushtet që kanë me qeverinë. Ata luten që të ketë një Ziver Veiz mes turmës se në këtë rast steka do jetë më e lartë. Ata nuk janë zgjidhja e problemeve të shqiptarëve. Bashkë me qeverinë ata janë gjysma tjetër e problemit. Do të ishte mirë që në 27 Janar ata të mbylleshin në zyrat e Kryeministrisë bashkë me qeverinë atëherë po, qytetarët do të protestonin të lirë dhe me të drejtë. Atëherë dhe LIBRA do të jetë aty."

EMISIONET