Nga Korça janë nisur rreth 200 studentë, të cilët do t'i bashkëngjiten protestës që të zhvillohet në Tiranë.

Gazetarja e Ora News, Ledjona Dervishi raporton se studentët janë nisur që në orët e para të mëngjesit me 4 autobusë.

Kauza e studentëve është jo politike, prandaj në protestë janë thirrur të gjithë shqiptarët, pa dallime. Edhe një ditë më parë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i bëri thirrje të gjithë të rinjve të LRI, që t'i bashkohen protestës së sotme.

Ndërkohë edhe në Gjirokastër studentët kanë dalë në protestë. Ata janë futur në ambientet e Universitetit, duke kërkuar që të gjithë të dalin në protestë, pasi ka një grup studentësh që kanë zgjedhur të zhvillojnë mesim.

/Ora News.tv/