Propozimi i kryeministres: Punoni 4 ditë në javë dhe 6 orë në ditë

Propozimi i kryeministres: Punoni 4 ditë në javë dhe 6 orë

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin propozon një javë 4-ditore dhe 6 orë punë në ditë.

Kryeministrja 34-vjeçare dëshiron më pak orë pune. Sipas saj, njerëzit kanë më shumë nevojë të rrinë në shtëpi, me familjen, me të dashurin apo të merren me kulturë.

Koalicioni i udhëhequr prej saj ka kërkuar një provë për orarin e ri të punës.

 “Unë besoj se njerëzit meritojnë të kalojnë më shumë kohë me familjet e tyre, të dashurit, hobi dhe aspektet e tjera të jetës, siç është kultura. Ky mund të jetë hapi tjetër për ne në jetën e punës,"tha Marin.

Në Suedinë fqinje, ku 6-orëshi tashmë është aplikuar që nga viti 2015, rezultatet treguan se punonjësit ishin më të lumtur, më të pasur dhe më produktivë.

EMISIONET