Prona private është e shenjtë: Qytetari i kërkon kryeministrit të largohet nga lëndina e tij
Ndërsa kryeministri australian po mbante një konferencë për shtyp për një politikë të ndihmës financiare, një qytetar i ka kërkuar që të largohen nga lëndina e tij, sepse sapo e ka punuar. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryeministrit për të respektuar pronën private të qytetarit.
Prona private është e shenjtë në vendet e zhvilluara kapitaliste. Një gjë të ktillë e vërteton edhe thirrja e një qytetari australian ndaj kryeministrit të tij që të largohej nga lëndina i tij.
Ndërsa kryeministri australian Scott Morrison po mbante konferencë shtypi, banori del nga shtëpia e tij dhe i drejtohet ekipit me fjalët: "A mundet të gjithë të largoheni nga aty. Sapo e kam punuar atë pjesë toke.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryeministrit. "Sigurisht, le të shkojmë pak më andej", ishte përgjigjia e kreut të ekzekutivit Australian.
Kryeministri Morrison po njoftonte për një përkrahje të qytetarëve australianë me grante deri në 25,000 dollarë për të ndërtuar ose rinovuar në mënyrë thelbësore shtëpitë e tyre, në një përpjekje për të nxitur projekte të reja ndërtimi.