Prokurorja e Apelit të Tiranës, Fatjona Memçaj konfirmohet në detyrë.

Ajo ka kaluar me sukses vetingun

Vendimi u dha sot në mesditë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar pak ditë më parë anëtarët e Komisionit të vettingut lma Faskaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli pas hetimit të thelluar konstatuan se pasuria e prokurores është e ligjshme dhe ajo nuk ka fshehur pasurinë dhe as nuk ka bërë deklarim të rremë.

Pasuria e prokurores Memçaj përbëhet nga një apartament me sipërfaqe 96 m2 me vlerë 27 800 dollarë, një automjet, një motor Vespa dhe një llogari bankare të saj së bashku me personat të lidhur me të. 

Po ashtu edhe nga verifikimi i figurës dhe aftësisë profesionale, Fatjona Memçaj rezulton e përshtatshme për detyrën që mban.


/Ora News.tv/