Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për biznesmenin e njohur turk

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për biznesmenin

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për biznesmenin dhe filantropin Osman Kavala, i cili ndodhet prej dy vitesh në burg me akuzat për grusht shteti.

Kavala, një personazh i famshëm në qarqet intelektuale evropiane, akuzohet së bashku me 15 të tjerë si mbështetës të protestave antiqeveritare të vitit 2013, të ashtuquajturën "Lëvizja Gezi".

Në dokumentet e paraqitura në gjykatë për seancën e radhës më 18 shkurt, prokurori kërkoi që Kavala dhe dy bashkë të pandehurit e tij të dënohen me burgim të përjetshëm.

Duhet të theksohet se në dhjetor Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut kërkoi lirimin e menjëhershëm të Osman Kavalas, por drejtësia turke kundërshtoi vendimin dhe mbeti në arrest.

Arrestimi dhe gjykimi i biznesmenit, i cili akuzohet për financimin e protestave kundër presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, po shkakton shqetësim për aktivistët e të drejtave të njeriut si në Turqi ashtu edhe në Evropë.

Arrestimi i zgjatur i tij e ka bërë atë një simbol të shtypjes së shoqërisë civile në Turqi dhe spastrimeve masive, veçanërisht pas përpjekjes për grusht shteti në 2016.

EMISIONET