Kosovë, arrestohen 3 deputetë të Vetëvendosje për gazin lotsjellës

Kosovë, arrestohen 3 deputetë të Vetëvendosje për gazin

Pas lëshimit të urdhër-arresteve nga ana e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, policia e Kosovës ka nisur aksionin për arrestimin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në sallën e Kuvendit.

 Arrestimi u bë pas urdhrit të Prokurorisë së Shtetit pasi deputetët lëshuar gaz lotsjellës në sallën e Parlamentit duke pamundësuar zhvillimin e votimit për demarkacionit.

Deputetët e arrestuar deri më tani janë Xhelal Svecla, Fitore Pacolli Drita Millaku dhe Salih Zyba.


Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë dy herë seancën e Kuvendit në të cilën parashihej që të votohej marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.

Kjo ka ardhur pasi që deputetë të Vetëvendosjes kanë hedhur gaz lotsjellës.

Ndërkohë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka bërë të ditur se edhe Kryesia ka marrë vendim për përjashtimin e pesë deputetëve të Kosovës.

Ai ka thënë se seanca do të mbahet dhe se marrëveshja për demarkacionin do të kalojë. /Telegrafi/

EMISIONET