Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjykatë dosjen për  kreun e opozitës Lulzim Basha, ish sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e Partisë  Ilir Dervishi.

Tre të pandehurit akuzohen për falsifikim të vulave dhe stampave, ndërsa është pushuar hetimi për pastrimit të produkteve të veprës penale.

Materialet e kësaj çështje i janë dërguar gjykatës e cila do të vendosë nëse do ta kalojë ose jo çështjen në gjyq. Objekti i akuzës, sipas prokurorisë bën fjalë për transferimin e pagesës prej 650 mijë dollarë nga Partia Demokratike me qëllim lobimin në SHBA.

Sa rrezikon Basha?

Referuar nenit 190 të kodit penal në veprën penale të parashikuar në paragrafin e tretë mbi bazën e të cilit akuzohen tre të pandehurit, kjo vepër penale dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Hetimi për këtë çështje ka nisur dy vite më parë ndërsa gjatë fazës së mbledhjes së provave Lulzim Basha, Arben Ristani dhe ish-financieri i PD janë paraqitur dy herë në prokurori për të dhënë shpjegime.

Ata kanë hedhur poshtë akuzat duke pretenduar se hetimi është i motivuar politikisht. Ndërkohë mësohet se rënia e akuzës  për pastrimin e parave ka lidhje me një marrëveshje që është bërë mes prokurorisë shqiptare dhe kanadezit  Nick Muzin do të paguhej me 675 mijë € për angazhimin e tij në favor të PD-së.

Muzin ka pranuar të flasë për prokurorinë shqiptare  me kushtin e vetëm që  mos te këtë ndjekje penale por vetëm në cilësinë e dëshmitarit dhe kjo ka bërë që prokuroria të pushoje akuzën e pastrimit të parave  dhe të marrë dëshminë e Nik  Muzin në SHBA me anë të letërporosisë .




/Ora News.tv/