Prokurori italian: "Mafia e së ardhmes është shqiptare"

Prokurori italian: "Mafia e së ardhmes është shqiptare"

Grupet kriminale shqiptare janë aq të fuqishme, sa me paratë e grumbulluara nga aktivitetet e paligjshme i janë imponuar sistemit të drejtësisë së vendit e gjithashtu tregut europian të drogave të forta." Këtë e thotë prokurori i përgjithshëm i Catanzarro-s në Itali, Nicola Gratteri, gjatë një interviste për median zvicerane swissinfo.

I pyetur për lidhjet dhe veprimtarinë e grupeve mafioze italiane në Zvicër dhe bashkëpunimin e tyre me grupet ballkanike, prokurori Gratteri parashikon se mafia e së ardhmes është ajo shqiptare.

“Unë parashikoj që në Konfederatën e Mafies, ashtu si në të gjithë Europën, mafia e së ardhmes do të jetë ajo shqiptare,” thekson prokurori, duke e bazuar këtë qëndrim të tij me nivelin e lartë të korrupsionit në vend.

“Grupet kriminale janë aq të fuqishme se me paratë e tyre i janë imponuar sistemit të drejtësisë dhe gjithashtu mbarë tregut europian të kokainës.”

Gratteri shton se grupet shqiptare janë shumë të pranishme në Holandë, por veprojnë edhe në Amerikën e Jugut së bashku me ndrangheta-n.

 Ky qëndrimin e prokurorit të përgjithshëm të Catanzaro-s, vjen pak ditë pas njoftimeve për zgjerimin e parcelave të mbjella me kanabis në Shqipëri dhe riaktivizimin e grupeve kriminale për trafikun e tyre. 

EMISIONET