Projekte të reja në horizont në RTV Ora

Projekte të reja në horizont në RTV Ora

Projektet e RTV Ora, po krijojnë një “prishje” ekuilibrash në Peizazhin Audioviziv Shqiptar. Emisionet e larmishme, por dhe transmetimet live kanë thyer rekorde në mënyrë krejt të befasishme, por aspak të rastësishme. Dhe tavolina si këto, në foto të cilat bëjnë bashkë Presidentin dhe producentin e vetëm të RTV Ora, Ylli Ndroqi me Artur Zhejin, Sonila Meçon e Beti Njumën nuk janë të rastësishme.

Po pse?! Një analizë apo ndonjë vendimmarrje e linjës editoriale, për Zgjedhjet vendore që po vijnë. RTV Ora do të mbulojë me përpikmëri, dhe me transparencë të gjitha zhvillimet duke sjellë në ekran zëra që do të ndihmojnë publikun për t’i dekriptuar këto kohë që po jeton Shqipëria. Çfarë do të ndodhë në 30 Qershor? Kjo dhe është dilema e pjesës dërrmuese të shqiptarëve, këto orë që na ndajnë nga kjo datë. Dekreti i Presidentit Meta nga njëra anë dhe vullneti i kryeministrit Rama, për të mos respektuar aktet e Presidentit të Republikës.

Çfarë do të prodhojë kjo situatë? Konflikt apo do të kemi një mirëkuptim të çastit të fundit midis palëve, që mund të bëjnë një armëpushim në sekondat e fundit. Por biseda serioze që duket që po konsumohet në tryezë ka në qendër edhe një projekt të ri mediatik në horizont. Një sezon po mbyllet dhe një sezon i ri me plot supriza po bëhet gati të fillojë me shpejtësi dhe Rtv Ora premton të thyejë rekorde të reja.

EMISIONET