Prodhimi i armëve bërthamore, Irani nuk deklaron bazën e përpunimit të uraniumit

Prodhimi i armëve bërthamore, Irani nuk deklaron bazën e

Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike gjeti sasi të uraniumit në një vend të Iranit e cila nuk rezulton e deklaruar nga qeveria.

Sipas BBC, vendi i saktë nuk bëhet i ditur por inspektorët kanë marrë provëza nga një lagje e Teheranit.

Sipas kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu Irani ka ndërtuar një bazë për prodhimin e armëve bërthamore.

Raporti i Agjensisë së Energjisë Atomike konfirmon se Irani vazhdon të përpunojë lëndën e uraniumit pavarësisht paktit të nënshkruar në 2015-ën nga shtetet e mëdha.

Franca, Gjermania dhe Britania kanë shprehur shqetësim mbi punën e Iranit për të përpunuar uraniumin dhe për ta përdorur atë për prodhimin e armëve nukleare.

Presidenti i Iranit deklaron se programi për përpunimin e lëndës radioactive nuk ka qëllime lufte por përdoret vetëm për zhvillimin e industrisë dhe ekonomisë.

Donald Trump i kërkon Iranit të nënshkruajë një marrëveshje të re me masa më të rrepta për të parandaluar prodhimin e bombave nukleare.

EMISIONET