I zuri rrugën eskortës së Ramës, procedohet penalisht kryetari i PD Librazhd

Kryetari i Partisë Demokratike në Librazhd, Bujar Vreto është proceduar penalisht.

Bëhet e ditur se procedimi ndaj Vretos erdhi, pasi disa qytetarë të organizuar nga kryedemokrati u munduan t’i zinin rrugën eskortës së kryeministrit Rama, teksa ky i fundit do të mbante një takim me banorët e Librazhdit.

Në një postim në facebook, Vreto shkroi se qytetarët e lirë po thirren në polici dhe po kërcënohen.

Sipas tij këtë urdhër e dha Rama, të cilin e quan edhe drogmen.

Ndërkohë në një njoftim policia e Librazhdit sqaroi: 

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”,  dhe ‘’Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit në bashkëpunim e mbetur në tentative" 6 shtetas.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi sot rreth orës 10:30, këta shtetas janë grumbulluar dhe kanë tentuar që të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan - Librazhd, në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

(Ne foto Bujar Vreto, kryetari Pd dega Librazhd i revoltuar)

Postimi i plotë: 

Demokrate dhe qytetare te lire te gjithe para policise se po kercenohen duke u therritur ne polici njerzit e pafajshem!

Drogmeni ka urdheruar policine dhe po kerkohen demokratet dhe qytetaret e lire te paraqiten ne komisariatin e Librazhdit.

Nuk na tremb o i mbaruar.
..

EMISIONET