Gazetari denion Ndrenika i ftuar në Ora Sport foli për privatizimin e klubeve si Vllaznia apo Flamurtari.

Ai u shpreh se arsyet se përse këto klube nuk i jepen privatit është sepse shfrytëzohen për përfitime financiare dhe se ato që i kanë nuk i lëshojnë pasi më vonë i përdorin për të marrë votat.

Ndrenika: Është shumë larg të kujtosh ekipet arta. Problemi është në politikat që ndiqen për sportin. Ne nuk mund të bëjmë luftë me menaxherët. Një strukturë rregullatore mund ta bëjnë. Të futen ato 19 vjeçarët. Duhet të kesh një sistem për skuadrën kombëtare. Qeveria qëndrore është gjithmonë pengesë e çdo procesi privatizimi. Për fat të keq kjo është normale. Pse për Vlorën nuk është i njëjti gjykim? Pra një bashki që ka dështuar, nëpërmjet politikave të gabuara. 

Flamurtari nuk ka pse të katandiset kështu. Nëse kemi një kritikë për Ademin apo Ademët që ishin përpara atëherë duhet të kemi të njëjtat kritika edhe për bashkinë Vlorë. Ky është problemi, sepse ai privatizim nuk lejohet nga qeveritë qëndrore. Si mendon se do të lëshojnë deputetët një aset që nesër mund ta përdorin për të marrë vota në Vlorë apo Shkodër. Nuk ka shanse. Është çështje që dikush do ta mbajë afër për të përfituar.  

/Ora News.tv/