Qëndrimi për një kohë të gjatë ulur dhe ngritja e peshave të rënda janë shkaktarët kryesorë të problemeve dhe dhimbjeve të shpinës. Mjekët shprehen se rastet janë shtuar shumë dhe se 80% e qytetarëve që shkojnë te neurologu ankohen tëpaktën një herë për këtë lloj sëmundje.

‘’Dhimbjet e mesit janë ankesa më e shpeshtë që vihet re të pacientët e rritur. 80% e pacientëve të rritur provojnë gjatë jetës së tyre një herë dhimbje mesi. Përsa i përket faktorëve të riskut duhet të përmendim që janë faktorët gjenetikë, pesha, obeziteti konsiderohet si faktor i madh risku për shfaqjen e dhimbjeve të mesit, punët e rënda me ngritjen e peshave dhe njëkohësisht punët që kanë pozicione të qëndrimit ulur për një kohë të gjatë.’’

Mjekja neurologe Entela Basha shprehet se patologjia më e shpeshtë e dhimbjeve nervore për të cilat ankohen qytetarët është nervi shiatik. Ajo bën të ditur se problemet me shtyllën kurizore nisin rrethmoshës 30-35 vjec, ndërsa më të prekurit janë personat mbi 45 vjeç.

‘’Patologjia më e shpeshtë që vihet re në dhimbjet e mesit janë ato që njihen si hernie fiskale ose nervi shiatik. Moshat më të shpeshta që ne e vemë re janë 40-45 vjeç apo edhe më të mëdha.’’

Për të shmangur një problem të till shëndetësor mjekët apelojnë për eleminimin e qëndrimit për një kohë të gjatë ulur apo të detyrueshme, evitimi i peshave të rënda dhe kryerjen e aktiviteteve të kontrolluara fizike.

 

/Ora News.tv/