Problemet me sistemimin e tifozëve para dhe tetraplegjik, FSHF sqaron shkakun

Defekti teknik i ashensorëve të stadiumit kombëtar ka qënë shkaku i një kaosi para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës, me personat para dhe tetraplegjik.

Diçka të tillë e ka bërë të ditur, Federata Shqiptare e Futbollit, e cila përmes një statusi në rrjetet social ka sqaruar opinionin publik në lidhje me këtë problematikë.

"Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë të gjithë opinionin publik në lidhje me problematikën e ndeshur ditën e djeshme me rastin e ndeshjes Shqipëri-Francë, me personat para dhe tetraplegjik.

Të gjithë personat para dhe tetraplegjik si dhe shoqëruesit e tyre, të cilët vijnë në çdo ndeshje ndërkombëtare pas listës që sjell Shoqata e drejtuar nga Ndrek Ismajli, kanë marrë badge-in përkatës për të hyrë në stadium. Në stadiumin kombëtar janë vendet për këtë kategori dhe shoqëruesit e tyre, tualetet përkatëse dhe çdo facilitet i kërkuar nga standartet ndërkombëtare.

Ditën e djeshme për shkak të një defekti teknik, ashensorët e tyre nuk kanë funksionuar dhe të gjithë personat janë ngjitur në stadium nga vullnetarët, kompania e sigurisë e kontraktuar nga FSHF dhe stafi jonë, duke i mundësuar ndjekjen e ndeshjes në vëndet e tyre," thuhet në njoftimin e FSHF.

Pak minuta para nisjes së duelit mes Shqipërisë dhe Francës, u krijua një konfuzion me personat para dhe tetraplegjik, të cilët kishin një biletë për të parë ndeshjen e vlefshme për grupet e Euro 2020.

EMISIONET