Rreth situatës së vështirë që po kalojnë dy skuadrat e Flamurtarit dhe Kukësit ka folur edhe mesfushori i Kukësit, Eduart Rroca. Në studion e Ora Sport në Rtv Ora, Rroca tregoi rrugët që zgjedhin shqiptarët dhe të huajt për të zgjidhur konfliktet.

"Është për të ardhur keq, sepse lojtarët shqiptar nuk dijnë ku t'i zgjidhin problemet. Është çmenduri, që këta njerëz flasin për futboll dhe rregullat kur nuk i paguajnë lojtarët.  Ne lojtarët shqiptarë shkojmë më parë në Dhomën e Zgjidhjeve të Konflikteve në FSHF ndërsa të huajit ikin direkt në FIFA. Kjo i penalizon lojtarët shqiptar," tha Rroca. 

/Ora News.tv/