Pritja merr fund, Tottenham cakton fatin e Eriksen

Pritja merr fund, Tottenham cakton fatin e Eriksen

Pas presioneve të vazhdueshme, Tottenham Hotspur duket se është dorëzuar.

"Gjelat" janë të gatshëm të heqin dorë nga mesfushori i talentuar, Christian Eriksen që në merkaton e janarit dhe Inter mund të jetë klubi i tij i ardhshëm.

Lajmi bëhet i ditur nga "Gazzetta dello Sport", që shton se pronari i anglezëve, Daniel Levy preferon të përfitojë një shumë sado modeste nga danezi, para se kontrata e 28-vjeçarit të skadojë.

Në të tilla kushte, Tottenham kërkon të akomulojë diçka pas largimit të londinezëve, ndërsa Inter ka gati 18 milionë euro për të blerë kartonin e tij.

Shifra që kanë qënë refren e kësaj merkato janari te zikaltërit, të cilët kërkojnë të sigurojnë një tjetër garanci në urdhërat e Antonio Contes.



EMISIONET