Moderatorja e mirënjohur Fjodora Fjora, ka zbuluar në intervistën e fundit në emisionin “Glamour Zone” në TV ORA, dhuraten më të shtrenjtë që ka marr nga një mashkull. Edhe përse kjo dhuratë, kushtoi mijra euro dhe çdo femër do të ndihej e lumtur dhe me fat, moderatorja thotë me shaka se priste pak më shumë.

Ester Bylyku: Cila është dhurata më e shtrenjtë që të ka bërë një mashkull?

Fjodora Fjora: Ka pasur raste që disa njerëz mund të kenë dashur të lenë një shenjë në jeten time dhe që unë vazhdoj e sot e kësaj dite ta kem dhe ka qenë diamante sigurisht.

Ester Bylyku: Për shembull sa mund të ketë shkuar vlera e saj?

Fjodora Fjora Ka kushtuar 3 mijë euro. Prisja pak me shumë të them të drejtën. (qesh) Ishte për shaka sepse e kam vlerësuar shumë dhe ka qenë një dhuratë shumë e bukur.  

/Ora News.tv/