Prishjet e banesave në Shkozë, Aldo Bumçi: Sjellje kafshërore e qeverisë!

Prishjet e banesave në Shkozë, Aldo Bumçi: Sjellje

"Sjellje kafshërore", kështu e ka quajtur ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi aksionin për prishjen e banesave në Shkozë për projektin e Unazës së Re.

Nga Shkoza, Bumçi tha se nuk mund të prishet një banesë pa u dhënë vendimi i gjykatës.

"Kjo është një kafshëri që ndodhin vetëm në diktatura. Ka vendim gjykate që thotë nuk mund të prishet shtëpia derisa të jepet vendimi i gjykatës. Përpara 3 vitesh janë prishur shtëpitë përgjatë Lanës. Ka nisur ndonjë projekt?" është shprehur Bumçi.

Sipas Bumçit edhe Gjykata e Strasburgut i ka dhënë përgjigje kësaj çështje. Banorët duhet të dëmshpërbelehen.

"Gjykata e Strasburgut i ka dhënë përgjigje kësaj çështje: Thotë nëse shtëpia ka paguar taksa, i ka lidhur drita dhe uji atëherë shteti i detyrohet dëmshpërblim. Një sjellje kafshërore. Ky është më keq se tërmeti. Një qeveri e dhunshme që nuk pyet për të drejtat e njeriut".

EMISIONET