Prishja e teqesë, Shima: Të kujton diktaturën, synohet ndërtimi i kullave

Prishja e teqesë, Shima: Të kujton diktaturën, synohet

Në një intervistë për Ora News, studiuesi dhe kritiku i artit ka reaguar në lidhje me prishjen e teqesë halvetiane të Tiranës nga ana e bashkisë disa ditë më parë.

Për Shimën, kjo ngjarje është e dhunshme, e shëmtuar dhe se riktheu kujtimet e kohës në diktaturë.

Ai mendon se ky veprim është i dyshimtë dhe po bëhet për të mundësuar ndërtimin e kullave në zonë.

Rubens Shima: ''Unë kam patur një reagim pasi ngjarja ishte e dhunshme, e shëmtuar dhe në një lloj kuptimi na riktheu kujtimet e kohës në diktaturë. Është e pashpjegueshme dhe ende nuk ka një informacion pse bashkia e Tiranës ka nxituar dhe ka agresuar në këtë institucion kulti. Mesa di unë nuk ka një njoftim paraprak ku bashkia e Tiranës do të merrte këtë sulm ndaj këtij institucioni. Ne dimë se edhe për një prishje e një ndërtimi çfarëdo pa leje në periferinë e Tiranës, çohet një shkresë zyrtare ku u jepet kohë banorëve për të marrë masat për tu përballur me një situatë të tillë. 

Ndërsa ky sulm pa njoftim dhe i paarsyetuar, fakti që nuk ka një komunikim zyrtar nga ana e bashkisë për të sqaruar arsyet e kësaj ndërhyrjeje, mendoj se është e gjitha e dyshimtë dhe bëhet e gjitha për axhendën e zhvillimit apo ndërtimit të kullave në atë zonë. Ai vend me një histori shumë të pasur në aspektin e identitiit të këtij qyteti. Ajo është një godinë e cila në shekullin e 20 është rindërtuar dhe është ringritur disa herë mbi rrënojat e saj. ''

Intervista u mor nga gazetarja Matilda Mcini

EMISIONET