Princi i Arabisë Saudite, Alwaleed Bin Talal ka akuzuar revistën Forbes se ka nënvlerësuar pasurinë e tij. Sipas BBC, në listën e njerëzve më të pasur në botë për vitin 2013, princi ka një pasuri prej 20 miliard dollarë dhe renditet në vendin e 26-të. Por princi thotë se pasuria e tij është 29.6 miliard dollarë, çka e vendos atë në vendin e dhjetë. Forbes thotë se e ka analizuar në thellësi pasurinë e tij. Revista thotë se as i famshmi Donald Trump, që njihet për gjëra të tilla, nuk është ankuar për mënyrën se si i është vlerësuar pasuria. Listën e kryeson meksikani Carlos Slim. Në vendin e dhjetë është Bernard Arnault me 29 miliard dollarë.

/Ora News.tv/