I ftuar në emisionin Ekopolitikë nga gazetari Besart Kadia në RTV Ora, ekosnomisti Rezart Prifti tha se turizmi në vend jep 1/5 e GDP dhe se duhet të jetë prioritet.

Rezart Prifti: ''Një industri si turizmi ka nevojë për tre gjëra që janë bazike në çdo vend. Akses për nfrastrukturë cilësore, siguri që të mos hash kokën brigjeve të Shqipërisë dhe shëndetësi të kesh të bësh një gjilpërë. Kur një industri të jep 1/5 e GDP, pra të prodhimit të brendshëm, duhet ta kesh prioritet automatikisht, nuk duhet ta diskutosh më fare. Pra ky turizmi jonë me hop top, si çalaman që është me një dorë, me një sy, me një vesh, me një gjysëm goje, i ka prodhuar 1/ 5 e GDP këtij vendi. Duhet të jetë automatikisht prioritet.''


/Ora News.tv/