I ftuar në emisionin ''Ekopolitikë'' nga gazetari Besart Kadia në ''RTV Ora'', ekonomisti Rezart Prifti deklaroi se Shqipëria mban rekordin në Ballkan përsa i përket nivelit të vetëpunësimit dhe të informalitetit.

Sipas tij në krye të kësaj situate duhej të ishte Minsitria e Financave.

Rezart Prifti: ''Studimi i fundit i FMN-së i përforcuar edhe nga Banka Botërore deklaron Shqipëria ka nivelin më të lartë të vetëpunësimit, 34.7% një rekord në Ballkan. Kjo do të thotë që ky shtet është aq i pazoti sa gjithë njerëzit janë sajuar vetë. Rekordin për punësimin informal e mbajmë po ne që është një shifër e frikshme, me 61% të totalit të të punësuarve. Ne vijmë një një krizë me një shtet të lapardhosur gjithandej. Shifrat që ne përmendim sot janë për tu amenduar deri diku sepse nuk tregojnë komplet realitetin. Ne u turrëm në këtë histori a thua kishim vetëm një ministri, atë të ekonomisë. Të gjitha ministritë e tjera kanë qenë disfunskionale, duke filluar nga ajo që duhet të ishte në krye të kësaj situate, ajo e financave.''



/Ora News.tv/