I ftuar në emisionin ''Ekopolitikë'' nga gazetari Besart Kadia, ekonomisti Rezart Prifti tha se Shqipëria mund ta rrisë borxhin publik por me dy kushte.

Ai u shpreh kundër menaxhimit të borxhit publik nga Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, të cilin e etikoetoi me nofkën tigri.

Rezart Prifti: ''Në kohë luftërash dhe në kohë krizash ekstreme borxhi publik rritet. Edhe Shqipëria në këtë rast duhet ta rrisi borxhin publik madje edhe 100% të GDP, edhe 110, 120, 130. Madje të shkojë 150%, është diçka që nuk e kemi patur ndonjëherë. Por me dy kushte. Kushti i parë është që ato para të hidhen me eficençë, pra nëse merr 1 mijë lekë borxh dhe prodhon në ekonomi dhe 1 mijë 500 lekë. Dhe kushti i  dytë është që ekonomia të rritet nga borxhi dhe jo borxhi të mbytë ekonominë. Por si mund të jem unë partizan i rritjes së borxhit të qeverisë shqiptare dhe të çdo shqiptari, dhe të mi menaxhojë mua këto borxhe tigri? Pak para kanë dhënë donatorët për ne? Na dha 180 miliard Banka Botërore, 45 milion euro ka dhënë BE-ja, dhe i menaxhon prapë tigri. E keni parë mendësinë e qeverisë shqiptare se si është? Edhe sikur qeveria të ketë lekë thotë nuk vdes njeri për bukë. A thua se janë paratë e saj dhe jo të shqiptarëve.''

/Ora News.tv/