E ftuara e dytë në emisionin “Mos i fol shoferit” ka qenë prezantuesja e motit në RTV Ora, Feride Kuqi. Përveçse një prezantuese ajo është edhe një modele mjaft simpatike.

E pyetur nga Rudina se çfarë mendimi ka për kolegen Alba Hoxha, ajo shprehe se ka diçka që nuk i pëlqen tek ajo kur prezanton motin.

Rudina Dembacaj: Si të duket prezantuesja e motit Alba Hoxha?

Feride Kuqi: Alba është një vajzë shumë karizmatike, bën shumë humor, por që tek moti ngjit dhe aq shumë. Nuk e kam shprehur asnjëherë, po e them këtu për herë të parë, ka diçka që nuk më pëlqen tëk Alba kur e prezanton motin.

/Ora News.tv/