Trump tërhiqet nga marrëveshja me Iranin

Trump tërhiqet nga marrëveshja me Iranin

Ashtu siç edhe pritej, Presidenti i SHBA-ve komunikoi nga Shtëpia e Bardhë vendimin për tu tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin e realizuar nga administrata Obama.

Trump tha se Teherani do të përballet me sanksionet ekonomike  më të ashpra të vendosura ndonjeherë, duke shtuar se edhe shtetet që do ta mbështesin Iranin mund të kenë të njëjtin fat sa i përket sanksioneve.

Trump: Po lajmëroj tani se SHBA do të tërhiqen nga marrëveshje e Iranit për armët bërthamore. Pas pak unë do të firmos një memorandum presidencial për të filluar sanksionet e SHBA ndaj regjimnit iranian. Ne do të ngremë nivelin më të lartë të sanksioneve ekonomike. Çdo komb që do të ndihmojë Iranin në lidhje me këtë marrëveshje për të vazhduar ata armët e tyre bërthamore, SHBA nuk do të mbeten peng i çdo kërcënimi që mund të marrë. Ne nuk do të kërcënohemi me shkatërrim. Veprimet e sotme e dërgojnë një mesazh kritik, SHBA nuk bëjnë më kërcënime boshe. Kur unë bëj premtime i mbaj. 

Në këtë moment, sekretari i shtetit Pompeo është në udhëtim drejt Koresë së Veriut për të përgatitur takimin tim me Kim Jong Un. Marrëdhëniet po përmirësohen, planet janë përcaktuar dhe ndihmën e Kinës, Koresë së Jugut dhe Japonisë një ardhme e prosperitetit mund të arrihet për të gjithë. Në momentin që dalim nga marrëveshja me Iranin, së bashku me aleatët do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje të vërtetë dhe të qëndrueshme për kërcënimin bërthamor të Iranit për të eleminuar kërcënimin e programit të raketave balistike të Iranit dhe për të minimizuar aktivitetin e Iranit në Lindjen e Mesme.

Presidenti amerikan tha se sanksionet do të kenë efekt të menjëhershëm ndërsa regjimi iranian do të ketë probleme që nuk i ka pasur asnjëherë më parë.

Trump u kujdes të ndajë popullin e Iranit nga qeverisja e Iranit, duke përcjellë dhe një mesazh për ta.

Trump: Në fund kam dhe një mesazh për popullin e Iranit. Populli amerikan qëndroi me ju për afro 40 vite gjatë kësaj diktature. Më shumë se rreth 80 milionë qytetarë të Iranit kanë kërkuar marrëdhënie paqësore me vendet e tjera të rajonit dhe kanë pasur admirimin e të gjithë botës për të ardhmen e Iranit dhe qytetarët e tij. Ata janë trashëgimtarë të një kulture të pastër dhe meritojnë një komb që i bën drejtësi ëndrrave të tyre. Liderët e Iranit refuzojnë të negociojnë.

 Mbase do të thoja dhe unë të njëjtën gjë po të isha në pozicionet e tyre por e vërteta është se ne do ti japim një marrëveshje të fundit kur ata të mendojnë për popullin e Iranit atëherë unë do të jem aty sepse gjëra të mëdha dhe të mrekullueshme mund të ndodhin për Iranin dhe gjëra të tilla ndodhin me paqe dhe stabilitet për Iranin dhe Lindjen e Mesme. Ka pasur mjaftueshëm vuajtje, ta lëmë të mbarojë tani.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se marrëveshja aktuale ka qenë inekzistente.

Trump: Kjo marrëveshje nuk bën asgjë as nuk arrin të ndalojë mbështetjen që po u jep Irani grupeve terroriste.Unë e thashë që në tetor që marrëveshja me Iranin duhet të negociohet ose të marrë fund.Në 12 janar e përsërita sërish këtë kusht dhe e bëra të qartë se nëse marrëveshja nuk rregullohet, SHBA nuk do të jenë palë në këtë marrëveshje. Gjatë muajve të fundit ne jemi angazhuar me aleatët tanë në BE,Gjermaninë dhe Francën dhe Britaninë e Madhe por jemi konsultuar dhe me miqtë tanë në Lindjen e Mesme dhe jemi të gjithë të bashkuar në mënyrën sesi ne e kuptojmë kërcënimin që Irani ka përmes zhvillimit të një arme bërthamore. Në këto kushte është e qartë për mua se ne nuk mund të lejojmë që Irani të ketë një armë bërthamore për shkak të marrëveshjes aktuale. Marrëveshja e Iranit, nëse ne rrimë pa bërë asgjë e dimë se çfarë do të ndodhë. Arma bërthamore është më e rrezikshmja.



EMISIONET