I institucionit të presidencës, Ilir Meta u distancua nga mesazhi i ambasadores amerikane nga bulevardi për pazare politike me reformen ne drejtësi duke ia lënë topin në derë kryeministrit Edi Rama. Por për bien këmbanat e SHBA?

Ilir Meta:"Te jeni të sigurtë që vetëm për Ilir Metën nuk mund ta kishte ambasadorja që ka pasur vlerësimet më të mira. Maskat kanë rënë dhe përgjegjësinë ta mbajnë ata që bëjnë lojëra prapa krahëve të popullit shqiptar dhe nuk duan të mbajnë asnjë përgjegjësi dhe nga e cila përfiton vetëm një njeri që është fabrika kryesore e thashethemeve në vendin tonë. Siç jam i gatshëm për hetim ndërkombëtar të çështjes së shembjes së teatrit, jam i gatshëm dhe do të kërkoj hetim për situatën me reformën në drejtësi. "

Presidenti Ilir Meta prezantoi platformen me 14 pika që lidhet me reformën zgjedhore, reformën në drejtësi dhe krijimin e nje Keshilli Politik te Larte.  

Meta: Rames ia kam paraqitur platformen qe me 8 prill dhe te gjithe partnereve te tjera te interesuar per Shqiperine. Nuk kam marre asnje pergjigje. "

Edhe pse Meta është i bindur se platforma i ka mbërritur në tryezë Ramës, ky i fundit e mohon permes nje statusi ne twitter

Rama: Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t'i vëmë pikat mbi "i" të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se teatri ra, iku e na la. Presidenti t'i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t'i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore!

Ilir Meta shprehet se Edi Rama genjen kur thote se nuk e ka marre platformen. Por a eshte gati presidenti te ulet ne tryeze me Ramen e Bashen per integrimin

"Une nuk kam asnjë problem për tu ulur në tryezë. Shkoj për një platforme e nuk shkoj për karagjozlleqe e kot"

Kreu i shtetit vijon te akuzoje kreun e KED-se, Ardian Dvorani si pengesen kryesore të reformës në drejtësi. Presidenti e sheh të domosdoshme nje levizje te re si front per demokracinë por të paktën sa të jetë president nuk do të jetë partia e tij. 

"Të jeni të qetë nuk kam ndërmend të bëj parti por do të mbështes cdo lëvizje qytetare që është për demokraci dhe të drejtën e njeriut dhe dënon dhunën kriminale ndaj kolegut tuaj Alfred Lelës, qytetar shqiptar dhe amerikan, që dënon ciften e atij bandidit mbi kokën e atij studentit. Në vend që të merren me cuna problematikë, kuptohet që do të merren me artistë."

Ndersa sa i takon teatrit kombetar kerkon reflektimin e të gjithë palëve.

PLATFORMA

1- Mazhoranca dhe opozita (parlamentare dhe jo-parlamentare) duhet të përfundojnë me vendosmëri Reformën Zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe konkluzioneve të Këshillit Europian për Çështjet e Përgjithshme.

2- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të vazhdojë funksionimin, duke përfshirë ndryshimin e akteve nënligjore të tij, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias në draft-opinionin e 6 marsit. Për tre vendet e lira (2 nga Presidenti dhe 1 nga Parlamenti), KED duhet të paraqesë listat e kandidatëve për secilin institucion sipas sekuencës kushtetuese: Presidenti - Parlamenti - Presidenti

3- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të pajtohet me pjesëmarrjen e Avokatit të Popullit në të gjithë veprimtarinë e tij dhe diskutimet, në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin.

4- Mandati i Kryetarit aktual të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi përfundon me emërimin e tre gjykatësve të Gjykatës së Lartë. Kryetari aktual i KED humbet menjëherë të gjitha të drejtat për të vazhduar ushtrimin e mandatit të tij, me vonesë të gjatë, si anëtar i Gjykatës së Lartë, dhe për pasojë si Kryetar i KED.

5- Këshilli i emërimeve në drejtësi vazhdon të funksionojë sipas ligjit, kryesohet nga Nënkryetari.

6- Parlamenti Shqiptar merret menjëherë me çdo boshllëk ligjor, në mënyrë që Presidenti dhe Parlamenti të plotësojnë vendet e mbetura bosh në KED brenda 1 viti kalendarik.

7- Parlamenti Shqiptar tërhiqet nga çdo iniciativë ligjore që ndryshon formatin dhe procedurën e betimit në detyrë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarët e tjerë të lartë të sistemit gjyqësor.

8- Parlamenti Shqiptar tërhiqet nga "Paketa Anti-shpifje" dhe nga çdo nismë e ngjashme ligjore në të ardhmen.

9- Çdo ndryshim ligjor ose kushtetues që lidhet me reforma gjyqësore duhet të bëhet vetëm përmes konsensusit unanim të Këshillit Politik.

10- Në kuadrin e Këshillit Politik, partitë bien dakord brenda qershorit për të emëruar Shef-Negociator për anëtarësimin në BE, një ekspert të nivelit të lartë, integriteti, besueshmëria dhe profesionalizmi i të cilit është i pajtueshëm nga të gjitha palët.

11- Të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore, dhe sa më shpejt të jetë e mundur.

12- Këshilli i Lartë Gjyqësor Këshilli i Lartë i Prokurorisë miraton menjëherë hartën e re gjyqësore për rishpërndarjen e burimeve njerëzore brenda sistemit të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë, dhe vazhdohet me plotësimin e vendeve bosh të krijuara nga dorëheqjet ose vettingu.

13- Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të përcaktojë parësore mbingarkesën e Gjykatës Administrative të Apelit, dhe të propozojë masat e nevojshme që lejon një proces të rregullt brenda afatit kohor (1 muaj) në këtë Gjykatë.

14- Parlamenti Shqiptar duhet të shqyrtojë pa interes politik, kandidatët e propozuar nga Presidenti i Republikës për Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.


/Ora News.tv/