Presidenti Meta dënon dhunën e policisë ndaj gazetarit në Dibër

Presidenti Meta dënon dhunën e policisë ndaj gazetarit në

Presidenti Ilir Meta dënon me forcë dhunën fizike të ushtruar nga punonjës të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit, Enver Doçi në Dibër, i cili ishte në krye të detyrës.

Presidenti duke i uruar shërim të shpejtë, shpreh solidaritetin e plotë me z.Doçi dhe të gjithë gazetarët që me guxim, kurajo e profesionalizëm i shërbejnë interesit publik përmes fakteve dhe të vërtetave.

Presidenti Meta apelon zbardhjen e plotë dhe hetimin me përgjegjshmëri maksimale të kësaj ngjarjeje të rëndë duke përsëritur thirrjen e tij për ndëshkimin e të gjithë autorëve të dhunës, shantazhit, kërcënimeve e presionit ndaj gazetarëve.

"Liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike"thekson Presidenti.

Si u dhunua gazetari?

Gazetari Enver Doçi u dhunua nga policia ndërsa filmonte arrestimin e biznesmenit Bilbil Gjura, i cili dyshohet si i përfshirë në përplasjen me forcat speciale në orët e para të mëngjesit.

Raportohet se i është thyer edhe celulari një personi në tentative për të filmuar.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



EMISIONET