Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vlerësuar punën e gazetarëve në këto ditë të vështira që po kalon vendi.  Në një postim në Facebook, kreu i shtetit e konsideroi si heroike dhe të shkëlqyer punën e gazetarëve.

“Falenderoj me mirënjohje të gjithë gazetarët, në veçanti reporterët e terrenit, operatorët, dhe stafet teknike, që në këto momente të vështira po bëjnë një punë të shkëlqyer heroike dhe atdhetare në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë! Mbështetje dhe solidaritet të plotë edhe me familjet e tyre! SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!”, shkruan Presidenti Meta.

/Ora News.tv/