Presidenti i Komitetit: Lojrat Olimpike në Japoni duhet të anulohen nëse nuk janë të gatshëm për ti zhvilluar

Presidenti i Komitetit: Lojrat Olimpike në Japoni duhet të anulohen

Çështja e zhvillimit të lojrave Olimpike të Tokios në vitin 2021 po kthehet tashmë në një debat.

Kryeministri i Japonisë ka deklaruar se ato mund të shtyhen sërish nëse nuk normalizohet situata e shkaktuar nga koronavirusi.

Në një intervistë për BBC Sport, Presidenti i komitetit të lojrave olimpike, Tomas Bach shprehet se lojrat në Tokio do të anulohen përfundimisht nëse vendi nuk është i gatshëm që t’i zhvillojë ato në 2021.

Ai shprehet se vera e ardhshme është dhe mundësia e fundit që Japonia do të ketë për zhvillimin e Lojrave Olimpike.

“Në njëfarë mënyre unë e kuptoj pozicionin e Japonisë. Por nuk mund të punësosh 3 mijë ose 5 mijë persona për organizimin e lojrave” – shprehet ai për BBC Sport.

Bach shprehet se riorganizimi i Lojrave Olimpike është një detyrë shumë e madhe dhe kërkon një angazhim të jashtëzakonshëm.

Zhvillimi i tyre me dyer të mbyllura nuk është një opsion për Bach.

EMISIONET